10 keshilla per tu bere nje avokat me i mire.
1- NDJEHU KOMFORT
Kur takohesh me nje klient dhe nuk ndihesh komfort ose mendon se ka dicka te gabuar me kete klient, degjoje diskomfortin tend dhe mos e merr si ceshtje. Ne shumicen e rasteve, instikti fillestar do te kete te drejte. Ka shume avokate te tjere ta ndihmojne ate klient.
2- PSE KLIENTET TE ZGJEDHIN TY?!
58 % e njerevze e zgjedhin avokatin te rekomanduar nga dikush
21 % e kane njohur avokatin ne nje tjeter aktivitet
14 % e zgjedhin si pasoje e nje reference profesionale
Po ashtu ka kritere te tjera qe klientet perdorin per te gjetur avokatine tyre:
-reputacioni i avokatit
-eksperienca e avokatit
-personaliteti i avokatit
-tarifat
-vendndodhja e zyres
Duke njohur arsyet pse klientet zgjedhin nje avokat, mund t’i perdoresh keto qe klientet te te zgjedhin ty.
3- PRITSHMERITE E ARSYESHME
Nje nga gabimet me te medhenj te avokateve eshte dhenia e premtimeve te paarritshme. T’u thuash klienteve ate qe ata duan te degjojne dhe jo ate qe eshte realiteti, do i beje te ndihen te zhgenjyer me ty dhe do futen ne konflikt me ty dhe do te hapin reputacion te keq. SHMANG ZHGENJIMIN E KLIENTEVE.
4- MERR UDHEZIME (KESHILLOHU)
Eshte e pamundur qe te njohesh te gjithe fushen e drejtesise. Here pas here do te bien ne dore ceshtje per te cilat nuk ke eksperience. Nuk eshte turp te pyesesh, turp eshte te besh te diturin nderkohe qe nuk je i tille.
5- JI EKSKLUZIV
Kur avokatet takojne kliente bejne gabimin trashanik per te rene ne sy duke u perpjekur te impresionojne klientet e tyre. Nderroi rolet. Duhet te jesh ti ai qe do vendosesh nese do e marresh apo jo kete ceshtje dhe perpiqu te jesh ekskluziv.
Njeriu eshte i prirur per te patur ate qe nuk mund ta kete. Beje klientin ta ndjeje kete ndjesi.
6- KONSULTIMI I PERBASHKET
Kjo keshille mund te duket e kundert me ate te ekskluzivitetit por eshte shume e lidhur me te. Pasi te vendosesh kufijte e tu, perpiqu te flasesh shume me klientin tend. Perpiqu te marresh sa me shume informacion per klientin sepse ndonjehere detajet bejne diferencen. Merri mendimin klientit nese te duket e arsyeshme.
7- MBAJ AXHENDE
Axhenda nuk te duhet vetem per te mbajtur shenim datat e gjyqeve por te duhet edhe per te organizuar me mire edhe pune e tjera si psh takimet me klientet, punet qe duhet te besh ne dite te caktuara etj.
8- LIBRI PER KLIENTET
Mbaj nje liber ku te shenosh te dhena per cdo klient. Te dhena te tipit te pagesave, shpenzimeve, llojit te ceshtjes, detajeve te ceshtjes si dhe ecurine ne momente te caktuara.
9- iNFORMACIONI BAZE PER KLIENTET
Mbaj nje database per secilin klient qe nga momenti i intervistimit. Ky database mund te mbahet edhe ne menyre elektronike.
10- EDUKO KLIENTET E TU
Jepi klientit detaje teknike te ceshtjes. Jepi informacion per ecurine e ceshtjes dhe anen teknike e ligjore duke i dhene here pas here informacione per situaten ligjore ne menyre qe te jete me kembe ne toke dhe te kuptoje cilat dhe sa jane mundesite.