Etimologjia e fjales “avokat”.

Fjala “avokat” rrjedh nga latinishtja “vocatus” ose “i thirruri”, pikerisht ai te cilit i drejtohet ç’dokush kur ka nevoje per ndihme dhe zgjidhje ligjore te problemit.

Avokati eshte nje nga kategorite e profesioneve qe ose i do ose i urren. Nuk ka rruge te ndermjetme. Urrejtja, vjen kryesisht per shkak te pageses se kripur qe duhet te paguhet per te bere qe te drejtat e tua te vlejne.
Profesioni I avokatit e gjen fillesen qysh ne Greqine antike ku individe te caktuar krejt papritur u pasuruan vazhdimisht por krah kesaj pasurie ata ishin thellesisht injorante. Ne kete pike ata i’a besuan me te pergatiturve mbrojten e interesave te tyre.

Ishte pikerisht ky momenti qe avokateve ju dorezuan celsat e krejt shkences ligjore, sepse qe atehere njerezit nuk e rimorren kurre ne dore ate qe kishte lindur per ta, ligjin.
Avokatet e pare ne antikitet ishin edhe filozofe dhe kjo sepse nuk ekzistonin ligje te qarta dhe te pandryshueshme. Ishin si te thuash nje kategori qe nuk punonte me shat, por “shikonte yjet”. Nje shpirt teorik, qe mesa duket ka ngelur po ashtu edhe sot.

Mirepo ajo qe injorohet, eshte ne Romen antike, shperblimi per avokatet ka qene i ndaluar, dhe shperblimi i vetem ishte fama, fale se ciles mund te ndermerrej nje karriere politike.
Megjithate edhe pengesa per tu paguar anashkalohej, pasi ishte e lejuar qe avokati te merrte dhurata. Madje qe aty lindi edhe thenia “ianua advocati pulsante pede” “ne deren e avokatit trokitet me kembe”, pikerishte sepse duart ishin te zena nga dhuratat.

Materiali eshte marre nga nje artikull ne internet dhe eshte perkthyer e pershtatur.