Rreth Nesh
Zyra Ligjore ”Gjelaj”
Zyrë avokatie profesionale .
Zyra ligjore “Gjelaj”, është themeluar me qëllim që t’ju ofrojë klientëve të saj shërbim të specializuar në fushën e së drejtës, duke i përfaqësuar ata në çështjet e tyre, në të gjitha nivelet e gjykimit.
Zyra Ligjore ”Gjelaj” u themelua në vitin 2013 nga Av. Ndue Gjelaj, me një eksperience më shume se 10 vjeçare, në fushën e avokatisë.
Avokat Gjelaj ka përfunduar studimet e larta në vitin 1995 ku është diplomuar si “Jurist”, dhe ka ushtruar profesionin e tij në disa institucione shtetërore si: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kruje, Ministria e Drejtësisë dhe Gjykata e Lartë.
Në vitin 1999 fiton titullin “avokat”, profesion të cilin e ushtron nga ky vit e në vazhdim. Gjatë përvojës së tij në fushën e drejtësisë dhe zbatimit të ligjit, ka mbrojtur dhe përfaqësuar çështje të llojeve të ndryshme dhe është i specializuar kryesisht për trajtimin e çështjeve në fushat si: e drejta private/civile, shpërblimi i dëmeve jashtë-kontraktuale që vijnë nga aksidentet motorike dhe në punë, si dhe pronësia dhe titujt e saj.
── Zyra Ligjore ''Gjelaj'' ──
Shërbimet që ofrojmë
Ne jemi gati të ju ndihmojmë dhe të jemi zëri juaj i drejtësisë në kohën tuaj të vështirë.
── Zyra Ligjore ''Gjelaj'' ──
Si mund te shmanget gjykata?
Për të shmangur gjykatën, është e rëndësishme të përpiqeni të zgjidhni mosmarrëveshjet dhe çështjet tuaja në mënyrë jashtëgjyqësore. Kjo do të thotë që të arrini një marrëveshje me palën tjetër pa u angazhuar në një proces gjyqësor të gjatë dhe të kushtueshëm. Këtu janë disa rrugë alternative për të shmangur gjykatën…